Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite

Menjëherë pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla. Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se OSBE/ODIHR në raportin final konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

 

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

Related posts

Bangladeshasit e punësuar braktisin Shqipërinë, dyshime për trafik klandestinësh

D V

Demiraj takon ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Mehaj

Redaksia

Me pamje nga bregdeti i Shëngjinit, Rama uron një ditë të mbarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com