Agjencia Zhurnal.mk

Raporti i DASH, Kosova shënon progres kundër trafikimit

Prishtinë, 21 qershor – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa është takuar me Oliver Mains, Zyrtarin Politik nga Ambasada e SHBA-ve nga i cili ka pranuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore.

Në këtë raport janë theksuar nëntë rekomandime të cilat i referohen nevojave për rritjen e efikasitetit në parandalimin, luftimin e trafikimit me qenie njerëzore si dhe kujdesin për viktimat e trafikimit, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit Kosova ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.

Ministri Mustafa ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar se në koordinimin me ministritë dhe institucionet tjera shtetërore, do të angazhohet në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASHI-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...