Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Raporti i Dick Marty, Kuvendi miraton me 83 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor

Zhurnal Ads

Kuvendi miratoi këtë të enjte ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Pro këtij propozimi votuan 83 deputetë. Propozimi erdhi nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ligjvënës së tjerë të PS. Qëllimi i këtij komisioni është të analizojë raportin e Marty dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë në aktivitetin e UÇK në Shqipëri.

Ky komision do të zgjasë 3 muaj dhe do të dalë me një raport përfundimtar në lidhje më çështjet e mësipërme. Propozimi erdhi pas debateve mes kryeminisrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi raportin e Dick Marty.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ky Komision nuk ka për qëllimin hetimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Basha të rrijë i qetë”, tha ai, sipas së cilit qëllimi i këtij Komisioni është mbledhja e të gjithë dokumenteve që ekzistojnë në Shqipëri në një raport të vetëm për të pastruar imazhin e Shqipërisë.

Sa i përket rolit të Bashës gjatë luftës së Kosovës, Balla tha se kjo është një çështje që u takon demokratëve të ngrihen dhe t’i kërkojnë “llogari”.

“Ky komision është për t’u verifikuar çfarë është bërë, ka pasur një përpjekje për ta lidhur me përfshirjen e Bashës, nuk ka të bëjë fare, nuk do ishte aspak e vërtetë një gjë e tillë se ne synojmë qe të bëjmë që dokumentacioni që ekziston në Shqipëri të përmblidhet, do ishte humbje kohe të hetosh Lulin, e ka vënë vulën e turpit në këtë çështje, i takon demokratëve që t’i kërkojnë se ca roli ka pasur ai. Unë jam munduar që ta bëjë publike rolin e tij, por nuk ka të bëjë me këtë çështje.

E vetmja që gjë nuk më shkon në mendje është të bëjë politik me interesin kombëtar, sqarimi në një raport gjithëpërfshirësh është në dobi të imazhit të Shqipërisë dhe përmes instrumenteve që të sqarojnë Asamblenë e Këshillit të Europës, që nuk ka pasur krime lufte dhe krime njerëzimi në Shqipëri, shqiptarë e Kosovës kanë ardhur këtu në si emigrantë, nëse ka pasur krim ka qenë genocidi serb në Kosovë, kjo është e vërteta ajo që ka ndodhur dhe është detyra jonë që t’i sqarojmë”, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ishte me shpejtësi! / Furgoni përplas dy pensionistët, dhe më pas del nga rruga e përmbyset (video)

admin

Kryeministri Rama vaksinohet LIVE kundër koronavirusit (VIDEO)

S.B.

Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Kroaci

admin

Shqipëri, kryeministri Rama bën bilancin e punës së qeverisë për vitin 2020

S.B.

Infektohet me Covid-19 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

S.B.

Pamjet e rënda nga morgu/ Rama: Përdorin edhe të vdekurit për luftën për pushtet

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...