Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Raporti i FBI-së: Në 2019 u rritën krimet e urrejtjes

Vitin e kaluar në SHBA krimet me bazë urrejtjen pësuan një rritje me 2.7 për qind, duke arritur nivelin e tyre më të lartë në më shumë se një dekadë, thuhet në një raport të ri të Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Në 2019 u shënuan 7,314 incidente të klasifikuara si krime urrejtjeje nga 7,120 që ishin në 2018, numri më i lartë i incidenteve të kësaj natyre që nga viti 2008, sipas raportit.Përkundër një rënie të lehtë në 2018, krimet me bazë urrejtjen u rritën me gati 21 për qind gjatë tre viteve të para të administratës së Presidentit Donald Trump, një periudhë që u shënua nga një gjallërim i një lëvizjeje gjithnjë e më të dhunshme të ekstremit të djathtë.

Megjithëse Trump i ka denoncuar supremacistët e bardhë, përfaqësuesit e organizatave që vëzhgojnë ekstremizmin, vërejnë se krimet me bazë urrejtjen janë rritur ndaj atyre grupeve të cilat kanë qenë objekt sulmesh nga presidenti. “Rritjet e fundit të krimeve me bazë urrejtjen japin një panoramë të re, ku sulmet kundër grupeve viktima, jo vetëm që po rriten, por kjo rritje po nxitet gjithashtu nga një përhapje më e madhe e akteve më të dhunshme”, thotë Brian Levin, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në universitetin shtetëror të Kalifornisë. Ndërkohë krimet e urrejtjes kundër myslimanëve ranë për të tretin vit me radhë, nga 188 në 176, pasi arritën kulmin në vitin 2016.

Postime të ngjashme

Bosnja merr 10 mijë vaksina të tjera Sinovac nga Turqia

N E

Sebastian Kurz ka ofruar që Austria të jetë mikpritës i takimit SHBA-Rusi

N E

Rusia rritë prezencën ushtarake në Detin e Zi

N E

Britania dërgon 6 aeroplanë në Europën Lindore si mesazh për Rusinë

N E

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...