Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Raporti i kompanisë izraelite është i pjesshëm, thotë eksperti në lëndën “Target-Fortesa”

Shkup, 2 shkurt – Nga raporti i kompanisë izraelite nuk mundemi konkretisht ta dimë  nëse ka pasur ose jo  stacione bazë të rreme nga palët e treta në vitin 2014, sepse është  shumë i varfër dhe nuk ka mjaft detaje, deklaroi një person ekspert në gjykimin e sotëm për  ndjekjen jologjore të komunikimeve “Target-Fortesa”.

Sipas ekspertit Kire Jakimovski, raporti i kompanisë izraelite se në territorin e Qytetit të Shkupit ka pasur  sistem  ilegal aktiv për ndjekje të komunikimeve, është i pjesshëm  dhe nuk mund ta bind qartë dhe pa mëdushje si ekspert të zbulohen  stacionet e rreme  bazë.

“Analizova se në raport janë cituar 11 data kur është vendosur ndjekja ilegale, por nuk është cituar  saktë ku, por vetëm si ministria, parlamenti dhe ambasada britanike. Rrethanë tjetër është se për një pjesë shumë të vogël prej tyre janë dhënë informata nga kodet dhe me parametra  kyçe të dhëna të paqarta, nga stacionet  bazë”, tha eksperti.

Gjatë inspektimit në pajisjen e MPB-së,  eksperti tha, se ka bërë gjenerim të një investimi tjetër në sistem dhe ka hasur në  mbulim të shifrave nga izraelitët.

“Sipas krahasimit të bërë kam hasur se shifrat e raportit, janë numra të radio-kanalit që shfrytëzohet,  ndërsa të cilat janë kanale legjitime nga operatorët tanë celular. Gjithashtu, kam hasur  se edhe pajisja e MPB-së zbulon qeliza të rreme, ndërsa të cilat janë  kanale legjitime të operatorëve tanë. Dhe ajo është ashtu, sepse nuk është bërë azhurnimi i pajisjes. Kjo mund të jetë  njëra nga arsyet”, deklaroi dëshmitari.

Në pyetjen e mbrojtjes, nëse ka dëshmi,  se pajisje të tilla  nuk ekzistojnë në territorin e shtetit tonë,  eksperti tha,  se nuk mundemi me siguri  të themi se  nuk ka pasur pajisje të tilla,  ashtu sikur nuk mundemi me siguri të themi se ka pasur, sepse për atë duhet të bëhet  hulumtim i madh dhe detajor.

Në lidhje me atë nëse ka mundur ta dijë nëse pajisja në DSK në vitin 2014 ka qenë ose jo e azhurnuar, eksperti tha se   nuk mundet saktë ta dijë  sipas të dhënave  të mbledhura nga viti 2017.

Eksperti, potencoi se për pajisjen e tillë taktike për  të  zbuluar  stacion bazë të rremë, duhet t’i ketë të dhënat  e stacioneve bazë legale,  që të mos ndodh atë legale ta zbulojë si të rreme.

I pyetur nga Sasho Mijallkov nëse nuk është dëshmi për ekzistimin e  stacionit bazë të klonuar ajo që në zyrën e tij në vitin 2014  është vendosur pajisje taktike  nga e cila shumë njerëz, duke e përfshirë edhe dëshmitarin e rëndësishëm Zvonko Kostovski, kanë dëgjuar 30-të biseda të drejtpërdrejta  nga stacioni bazë i rremë.

“Më mungojnë disa detaje, por supozoj se bëhet fjalë për  stacion të vendosur  me qëllim të rremë në afërsi të zyrës suaj, nga firma  e cila e ka prezantuar  pajisjen taktike. Nëse është ashtu,  pajtohem se mund të ekzistojë  një ngjarje e tillë, por që të munden njerëzit sikur unë të besojnë  në ngjarje të tillë,  do të ishte bukur  të jepen edhe të gjitha parametrat e  stacioneve bazë legale në afërsi,  që nuk është bërë. Për të më bindur ky raport, do të kërkoja më shumë detaje”, tha eksperti.

Në pyetjen e Sasho Mijallkov nëse  stacion bazë i tillë i rremë në vitin 2014 ka mundur të vendoset kudo qoftë, jashtë tre  lokacioneve  të potencuara në raport, eksperti tha se mundet.

“Mund të vendoset kudo qoftë ai stacion bazë i rremë, sepse ka antena, të cilat emitojnë  sinjal më të fuqishëm nga stacioni bazë i targetuar dhe komunikimi  në vend se me stacionin legal shkon  përmes atij stacioni bazë”, tha eksperti.

Procesin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues  të akuzës janë Lençe Risteska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve  për ndjekje të komunikimeve në DSK-së, në periudhën nga viti 2008 deri në 2015 në mënyrë joligjore  ishin ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilat aspak nuk janë dhënë urdhëra gjyqësor.

Komunikimi ishte ndjekur para se të jepen  dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes të vlerës së  urdhërit gjyqësor të 1.541 numrave ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Ishin përgjuar  mbi 20 mijë qytetarë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...