Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë përfshin Raporti i partneritetit me Këshillin e investitorëve të huaj !?

Shkup, 18 nentor – Në Odën Ekonomike të Maqedonisë sot është mbajtur një sesion i takimeve të rregullta të kompanive- anëtare të Asociacionit të kompanive të huaja me prodhim të avancuar teknologjik në kuadër të Këshillit të investitorëve të huaj me kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev.

Në takim në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja e Financave Nina Angellovska, zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, drejtori i Drejtorisë së doganave Gjoko Tanasoski dhe Sofçe Jovanovska, shefe e kabinetit të zëvendës kryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev, janë prezantuar vendimet gjatë realizimit të propozim- rekomandimeve për avancimin e klimës së biznesit nga kompanitë e ZZHTI-së dhe zonat e gjelbra gjatë takimit paraprak të punës, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.

Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e kompanive të kapitalit të huaj në ZZHTI në vend si dhe ata jashtë zonave kanë treguar interes në disa lëmi, veçmas në pjesën e sferës tatimore dhe kanë ofruar zgjidhje për të cilat përfaqësuesit e qeverisë thanë se do të merren parasysh.

Në pjesën e harmonizimit me shkallën doganore të BE-së, si një sugjerimet që erdhën nga ana e Këshillit të investitorëve të huaj është theksuar se në këtë moment obligim i RMV-së është të harmonizojë Tarifën doganore me ndryshimet e BE-së në pjesën e sistemit të emrave të mallrave, sistemit numerik si dhe të vërejtjeve në sektorë adekuat dhe kapituj ose nuk zhvillohet harmonizim në pjesën e shkallës tatimore dhe se ato obligime vendi do t’i ketë pas inkuadrimit kur do të praktikohet tarifa doganore në BE.

Përfaqësues të Asociacionit të kompanive të huaja në takim kanë shprehur interes për zbatimin e dispozitave për subvencionim të kontributeve për sigurim shëndetësor dhe social për pjesën e pagës së rritur për 6 mijë denarë si dhe disa aspekte të legjislatives që mbulon marrëdhëniet e punës.

Kryeministri Zoran Zaev ka drejtuar apel deri te punëdhënësit të ndjekin dhe të marrin pjesë në debatin publik për propozim ligjin e ri për marrëdhënie të punës dhe në debat të përbashkët të Këshillit ekonomik- social me Sindikatat dhe Qeverisë të arrihet deri te zgjidhjet më të mira për të gjitha palët e rrezikuara, qëndron në komunikatë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...