Agjencia Zhurnal.mk

Raporti i Transparency International, Tabaku: 1 në 3 tendera është abuziv

Tiranë, 23 janar – Pas publikimit të raportit të Transparency International lidhur me gjendjen e korrupsionit të sektorin publik ka reaguar ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Sipas raportit, Shqipëria vijon trendin e saj rënës që prej vitit 2016, duke zbritur 7 pozicione në krahasim me vitin e kaluar.

“Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ”, shkruan Jorida Tabaku në faqen e saj në Facebook.

“Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve”, shton ajo duke nënvizuar edhe rrugën për të dalë nga sistemi korruptiv.

“Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet”, janë propozimet që sipas Jorida Tabakut do ta ndikonin drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të korrupsionit. /Opinion.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...