Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Raporti javor: 7.486 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 24 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor (16 nëntor, 22 nëntor) për gjendjen me coronavirusin.

Nga MSH thonë se në këtë periudhë janë bërë gjithsej 19.664 testime, ndërsa 7.486 raste kanë rezultuar pozitiv, që është 6.3 përqind më pak se javën paraprake.

“7,486 raste të reja pozitive janë regjistruar në 35 qytete të vendit me një rritje të lehtë krahasuar me javën e kaluar prej 1.8%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (3,255). Në periudhën e përmendur, përqindja e pozitivëve nga personat e testuar është 38%”, thonë nga MSH.

Më tej shtojnë se rastet e reja janë nga të gjitha grupmoshat, ndërsa më e prekur është ajo mbi 60-vjeçare.

“Në periudhën e përmendur, 204 vdekje u raportuan nga 24 qytete, një rritje prej 18.6% krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 155 persona ishin mbi 60 vjeç, 26 persona të moshës 50-59 vjeç, 18 vdekje nga grupmosha 40-49 vjeç dhe 5 raste në grupmoshën 30-39 vjeç. Nga vdekjet, 128 ose 62.7% janë ekzaminuar në mënyrë epidemiologjike”, thonë nga MSH.

Postime të ngjashme

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

Një nga kompanitë më të mëdha botërore për patundshmëri Re/Maks fillon me punë në tregun e Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...