Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Raporti javorë i ISHP-së: Bie vdekshmëria nga koronavirusi

Shkup, 8 qershor – Zhurnal.mk – Dhjetë qytete janë kategorizuar si “zona të bardha” të virusit në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik. Vetëm qyteti i Demir Hisarit figuron me më shumë raste të regjistruara në bazë javore në 100.000 banorë duke u kategorizuar si zonë e kuqe. Raporti javor flet për rënie të ndjeshme të numrit të viktimave nga Kovid19 edhe atë për 45,8%. Rënie ka shënuar edhe numri i rasteve të reja për 29,5%, si dhe numri i testimeve.

Për 9,1% ka rënë numri i testimeve të bëra. Pas dy testeve negative për praninë e virusit SARS cov2, apo si të shëruar janë regjistruar 465 persona të cilët kanë qenë të shtruar në spital apo në shërim shtëpiak, që është një rënie prej 30,8% në krahasim me javën e kaluar. Brenda një javë janë regjistruar 13 viktima nga 6 qytete të vendit, ku 9 prej tyre kanë qenë të moshës mbi 60 vjeçe, 3 persona të moshës 50-59 dhe një person tek grup mosha 40-49 vjeç”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus nga 2853 testime. Janë shëruar 32 persona ndërkaq numri i viktimave është 4. MSH njofton se Brenda 24 orëve të shkuara nuk ka pasur asnjë të shtrirë të në spital.

Numri i pranimeve gjatë ditëve të shkuara po bie dhe mëngjesin e sotëm deri në orën 8.00 ka pasur 90 shtretër të lirë. Pritet që gjatë ditës të lëshohen edhe pacientë të tjerë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Numri i rasteve aktive është 451. Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus janë infektuar 155,441 persona, ndërkaq janë shëruar 149,528 persona dhe 5462 të vdekur.

Postime të ngjashme

Dizeli për 3,5 denarë, benzina për 2 denarë/ Shtrenjtohen derivatet

Z H

Pjesëtarët e Armatës angazhohen në pikat më kritike në ballafaqimin me zjarret

Z H

Pesë milionë euro të tjera nga BERZH-I për përmirësim të efikasitetit energjetik nëpër shtëpi

Z H

Ditarët ngelin në histori, nga viti i ardhshëm notat do të shkruhen vetëm në kompjuter

Z H

MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marë 31% e banorëve mbi 18 vjeç

Z H

Zaev falenderon zjarrfikësit për përkushtimin dhe njofton për ardhjen e 4 helikopterëve ndihmë nga Serbia

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...