Raporti nga ekspertët gjermanë duhet të dorëzohet për 10-15 ditë

Shkup, 20 shtator – Raporti i ekspertëve gjermanë për zjarrin në Tetovë, sipas informacioneve nga MPB-ja, do të dorëzohet brenda 10 deri në 15 ditë, ndërsa unë pres që raportet tona të jenë gati shumë shpejt, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Koha, tha Zaev, është e rëndësishme sepse qytetarët po kërkojnë një përgjigje, por ne nuk do të donim të nxitonim.

“Jo vetëm sepse unë jam duke pritur përgjigjet për të dhënë mendimin tim për katër dorëheqjet, është më e rëndësishme që qytetarët kërkojnë një përgjigje, çfarë ka ndodhur në të vërtetë, cilat janë arsyet ose të ngjashme, kështu që unë personalisht nëse pyesni si Kryeministër kur pres – pres që raportet të publikohen deri në fund të kësaj jave. Dhe nëse do të jetë kështu apo jo, me shumë gjasa për këtë do të thotë Prokurori i republikës dhe prokurori kompetent”, tha Zaev.

Lutem, theksoi Zaev, sa më shpejt të jetë e mundur të bëhen ato raporte sepse qytetarët presin përgjigje.

I pyetur pse priten raportet, kur dorëheqjet janë të ofruara dhe qytetarët kërkojnë përgjegjësi, kryeministri Zaev tha se e kupton zemërimin dhe dhimbjen që është e madhe për të gjithë, por që nuk mundet thjesht të shkarkohen ministra, qeveria, parlamenti dhe madje edhe i gjithë kombi për shkak të kësaj dhimbje.

Bëhe fjalë, shpjegoi Zaev, për kontejnerë modulare që, ashtu si pjesa tjetër e botës, janë vendosur edhe në vendin tonë në mënyrë që njerëzit të mos pranohen në parkingjet para klinikave të sëmundjeve infektive.

“Bëhet fjalë për kontejnerë modularë që më parë janë bërë në fabrikë diku tjetër dhe nga këtu qëllimi u arrit dhe ata duhet të vazhdojnë të funksionojnë sepse qytetarët tanë të infektuar me KOVID-19 janë akomoduar atje dhe ne do të kemi akom të infektuar me KOVID-19. Dhe kështu kjo duhet të vazhdojë. Ne nuk kemi ndërtuar spitale. Ne kemi paraprakisht në fabrikë të përpunuar kontejnerë modularë jo në vendin tonë, ato janë të vendosura kështu kudo në botë”, tha Kryeministri.

Askush, tha Zaev, nuk është i martuar për asnjë pozitë.

“Funksioni është absolutisht edhe detyrim siç është edhe një e drejtë, por përgjegjësia për ta kryer atë si një akt moral që e kemi në veprim dhe kjo është bërë nga katër persona që janë drejtuesit e institucionit. Pajtohem, unë ndosha nuk do t’i pranoj, ndoshta edhe do t’i pranoj dorëheqjet. Por përgjegjësia morale është bërë. Nëse duhet të ketë ndonjë lloj tjetër përgjegjësie do të tregojnë organet hetimore”, deklaroi Zaev.

“Nuk mund të them që sot Zoran Zaev ka besim të plotë në gjyqësor, por jam i detyruar të delegoj besimin në përputhje me përgjegjësinë e tyre për të marrë vendime, transparente, të hapura, efikase dhe të qarta për qytetarët”, tha Zaev.

Në atë frymë, tha Zaev, ajo që mund të them është se Prokuroria publike, në përputhje me ligjin, kryen hetime, punëson ekspertë profesionistë nga shërbimi për forenzikë dhe hetime pranë MPB-së dhe DMSH, ndëra ne pranuam edhe ndihmën e ofruar nga forenzikët gjermanë, të cilët e kanë përfunduar hetimin dhe shtesë do ta paraqesin raportin e tyre mbi punën. 

Related posts

Qyteti i Shkupit: Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve nuk lejoi të ketë viktima në zjarr

D V

18 raste të reja me Covid dhe 7 të shëruar

Z H

Normalizohet trafiku i rrugës Veles-Gradsko

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More