Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Raporti OBSH-Kinë: Transmetimi i virusit nga lakuriqët është skenari më i mundshëm, prejardhja nga laboratori “e pamundur”

Një studim i përbashkët i OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e coronavirusit thotë se transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm dhe se rrjedhja e virusit nga laboratori është “jashtëzakonisht e pamundur” në këtë rast.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjetjet ishin kryesisht ashtu edhe siç pritej dhe lanë shumë pyetje pa përgjigje, por raporti siguroi në thellësi detaje mbi arsyetimin pas përfundimeve të ekipit.

Studiuesit propozuan të bëjnë kërkime të mëtejshme në çdo fushë, përveç hipotezës së rrjedhjes së virusit nga laboratori.

Publikimi i raportit është vonuar në mënyrë të përsëritur, duke ngritur pyetje nëse pala kineze po përpiqej të anonte përfundimet për të parandaluar fajin për rënien e pandemisë në Kinë.

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në fund të javës së kaluar se ai priste që raporti do të ishte gati për t’u publikuar “në ditët e ardhshme”.

Associated Press publikoi atë që dukej të ishte një version gati përfundimtar të hënën nga një diplomat me bazë në Gjenevë nga një vend anëtar i OBSH-së. Nuk ishte e qartë nëse raporti mund të ndryshohej ende para publikimit të tij. Diplomati nuk dëshironte të identifikohej sepse nuk ishin autorizuar ta lëshonin atë para botimit.

Studiuesit renditen katër skenarë për gjasat e shfaqjes së virusit të quajtur SARS-CoV-2. Në krye të listës ishte transmetimi përmes një kafshe të dytë, për të cilin ata thanë se ishte shumë i mundur. Ata vlerësuan përhapjen e drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natës tek njerëzit si të mundshme dhe thanë që përhapja përmes produkteve ushqimore me “zinxhir të ftohtë”, ishte i mundur por nuk duket të ketë ndodhur.

Lidhja më e afërt e virusit që shkakton sëmundjen e COVID-19 është gjetur në lakuriqët e natës, të cilët dihet se bartin coronavirusë. Sidoqoftë, raporti thotë se “distanca evolucionare midis këtyre viruseve të lakuriqëve të natës dhe SARS-CoV-2 vlerësohet të jetë disa dekada, duke sugjeruar se një lidhje këtu mungon”.

Sipas raportit viruse shumë të ngjashme janë gjetur në pangolina, por gjithashtu vuri në dukje që vizonët dhe macet janë të ndjeshëm ndaj virusit COVID, që sugjeron që ata mund të jenë bartës.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...