Raporti për COVID-19: Katër të vdekur dhe 12 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.

Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

10 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Sunday, October 10, 2021

Related posts

FSK vazhdon aktivitetet në Deçan, Mehaj: Ky është misioni ynë, kjo është detyra jonë

D V

Kosovë/ Mbi 1 mijë gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

N E

Mehaj takohet me zv.ambasadorin e Japonisë në Kosovë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More