Bota

Raportohet për luftime të reja në Nagorno Karabak

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardime në zona të banuara nga civilët, vetëm një ditë pasi dy palët u pajtuan që të shmangin bombardimet në këto zona në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Luftimet e reja vijnë teksa Rusia tha se do të ofrojë mbështetjen “e nevojshme” për Jerevanin nëse luftimet mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene arrijnë në territorin e Armenisë.

Moska iu përgjigj kështu letrës së kryeministrit armen, Nikol Pashinian, që i dërgoi presidentit rus, Vladimir Putin ku i kërkoi konsultime “urgjente” për mbështetje të sigurisë.

Raportimet për bombardime nga të dyja palët më 31 tetor, vijnë pak orë pasi u mbajtën bisedimet në Gjenevë brenda dy shteteve, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Këto bisedime kanë për qëllim dhënien fund të luftimeve në Nagorno Karabak.

Më 30 tetor, në bisedimet në Gjenevë, palët nuk arritën marrëveshje armëpushimi, por Jerevani dhe Baku u pajtuan të shkëmbejnë trupat e të vrarëve në fushëbetejë si dhe të ofrojnë lista të personave që janë burgosur, me qëllim që t’i shkëmbejnë ata.

Bisedimet në Gjenevë u ndërmjetësuan nga i ashtuquajturi Grupi i Minskut, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia.

Nagorno Karabaku, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, është e banuar nga armenët etnikë. Konflikti në këtë rajon ka nisur që prej viteve të 90-ta.

Luftimet e reja nisën më 27 shtator dhe po konsiderohen si më të ashprat në këtë rajon, në këto vitet e fundit.

Postime të ngjashme

CIIE, arrihen marrëveshje paraprake me vlerë 72.62 mld dollarë

Z H

Benjamin Netanyahu ‘braktis’ Trumpin, uron për fitoren Joe Biden

S.B.

15 vitet e Angela Merkelit, si “perandoreshë” e Europës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...