Raportohet për probleme me gypa të ujit në disa lagje të Prishtinës

nga D V

Gjatë ditës së hënë në ndreqe.com, është raportuar se në lagjen “Qëndresa”, rrugën “Dëshmorët e Loxhës”-Veternik, gjendja me gypat e ujit nuk është e mirë.

Në fotografitë e postuara në ndreqe.com shihen gypa pa kapakë.

Sipas raportimit aty ka fillua tajimi i ujit të pijshëm, pra ka humbje të konsiderueshme të ujit.

Në raportim thuhet se KRU-Prishtina, nga banorët është njoftuar tash e një vit por nuk është marrë ndonjë masë për rregullim.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More