Raportuesi Special i OKB për Eritrean, Mohamed Abdelsalam Babiker, kërkon që të hetohen sulmet e dyshuara të vendit ndaj kampeve të migrantëve në Tigray, në Etiopinë fqinje.
Mohamed Abdelsalam Babiker thotë se është i shqetësuar për më shumë se 25,000 eritreanë që jetojnë në kampet e refugjatëve- Hitsats dhe Shimelba, të cilët thuhet se janë shkatërruar nga forcat eritreane dhe etiopiane në lidhje me konfliktin e armatosur midis qeverisë qendrore të Etiopisë dhe regjimit në Tigray.
Konflikti ndezi nga nëntori i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Babiker thotë se ai ka marrë dëshmi të dorës së parë për civilët që janë vrarë ose rrëmbyer dhe për kthimet me forcë në Eritrea.
Sipas raportuesit të OKB-së, i cili raporton në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, shumë migrantë tani janë të burgosur në Eritrea.