Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Rashica i nis përgatitjet për ndeshjen e Werderit kundër Freigburg të shtunën

Werder Bremen ka njoftuar se Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me skuadrën të martën, në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Freiburgut në Bundesligë, në një kohë kur kritikat ndaj tij nga atdheu kanë qenë të ashpra.

Rashica – i cili u akuzua në vendlindje pse mungoi javën e kaluar në humbjen e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut e cila ia shoi ëndrrën dardanëve për kualifikim në Euro 2020 – ka rreth një muaj jashtë fushës së lojës.

24-vjeçari u lëndua më 4 shtator në barazimin e Kosovës 1:1 kundër Moldavisë në ndeshjen hapëse të Grupit 3 në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Werderi ka njoftuar se ai është kthyer në stërvitje sot çuditërisht, edhe pse në fund të shtatorit Rashica stërviti me skuadrën e Florian Kohfeldt dhe madje pritej të luante në javën e parë të tetorit.

Clemens Fritz, shefit të Werderit për Futbollin Profesionist dhe Vëzhgimin e Talenteve, kishte thënë më 30 shtator se Rashica e kishte tejkaluar lëndimin dhe se do të luante së shpejti për Werderin.

Megjithatë, ai ende nuk ka luajtur për Werderin këtë sezon por pritet ta bëjë këtë të shtunën kundër Freiburg.

Rashica u kritikua ashpër dhe u akuzua se nuk tregoi vullnet për t’iu bashkuar Kosovën për takimin më të rëndësishëm deri tani, i cili për shumë njerëz ishte historik.

Ai u detyrua të reagojë me një sqarim në rrjetet sociale, duke thënë se lëndimin nuk e kishte tejkaluar.

Për sulmuesin e lindur në Vushtrri kjo ka qenë një verë dëshpëruese dhe zhgënjyese sepse i dështoi largimi nga Werderi dhe ai do të detyrohet të qëndrojë në klub të paktën deri në hapjen e afatit kalimtar të dimrit në janar.

Postime të ngjashme

Lëndohet Ibra, mungon në katër ndeshjet shumë të rëndësishme për Milanin

Z H

Crotone shkarkon trajnerin Stroppa

Z H

Top-23 yjet e futbollit që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni

Z H

Zyrtarët e Real Madridit festojnë çdo paraqitje të mirë të Gareth Bale te Tottenhami

Z H

Arrestohet ish presidenti i Barcelonës, Bartomeu

Z H

Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...