Agjencia Zhurnal.mk

Rashica shitet vetëm për një ofertë të kënaqshme

Pasi mbeti në Bundesligë, Werder Bremeni i kërkon 25 deri në 30 milionë euro për kartonin e yllit kosovar, të cilin më së shumti e pëlqen Leipzigu

Werder Bremeni është i gatshëm ta shesë Milot Rashicën.

Këtë e ka thënë edhe drejtori sportiv i klubit gjerman, Franck Baumann.

“Nëse një klub shpreh interesim specifik, do të ulemi dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, kishte thënë ai.

Mirëpo, klubi gjerman tash është trimëruar pasi e siguroi mbetjen në Bundesligë, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.

Werderi i kërkon së paku 30 milionë euro për yllin kosovar, i cili ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2022.

Interesimin më serioz për 24 vjeçarin e ka shfaqur Leipzigu, përcjell Gazeta Express.

Mirëpo, ky klub shpresonte që Werderi do të binte nga liga dhe në këtë mënyrë do të mund ta blinte Rashicën për 15 milionë euro.

Leipzigu e sheh Rashicën si zëvendësues ideal të Timo Wernerit, të cilin e shiti së fundmi në Chelsea.

E tash gjërat janë komplikuar pasi çmimi prej 30 milionë eurosh po duket i lartë nga klubet e interesuara për Rashicën.

Futbollistin vushtrrias në Gjermani e duan Leipzigu, Borussia Dortmundi e Hertha Berlini.

Në Itali, atë e pëlqejnë Milani, Lazio e Napoli.

Kurse, në Angli, interesim për futbollistin ofanziv kanë shprehur Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni, West Ham Unitedi e Brightoni.

Edhe vetë ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Werderi.

Ai i ka realizuar 11 gola këtë sezon me klubin gjerman, ku ishte protagonist në dy sezonet e fundit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!