Shkup, 23 shkurt – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Syrija Rashidi i ftuar në programin “X-Y” që transmetohet në Zhurnal, ka folur për koalicionin me Alternativën e Afrim Gashit, si dhe aktualitetin politik në vend. Ai mes tjerash në intervistë ka thënë se koalicioni është i ndërtuar mes dy subjekteve politike autonome të cilat kanë të drejtë autonome për të vendosur për gjithçka.
“Si rezultat i të drejtës autonome edhe Alternativa edhe ASH-ja kemi vlerësuar se do të futemi në një koalicion të përbashkët. Ne si shqiptarë kemi shumë halle dhe telashe për të cilat duhet të luftojmë t’i zgjidhim, andaj edhe jemi fut në një koalicion të përbashkët, ndërsa bashkëpunimin e kemi kultivuar mbi ato pika të përbashkëta. Është interes edhe i yni edhe i atyre për të sjell një ndryshim te shqiptarët. Është interes i shqiptarëve për ta rrëzuar nga pushteti BDI-në e cila 20 vjet qeverisë shqiptarët. BDI është një parti e cila për 20 vite nuk ka arritë që ti përgjigjet asnjë nevoje dhe sfide të qytetarit shqiptar. As edhe premtimet që i ka dhënë vet nuk ka arrit t’I realizojë”, ka deklaruar mes tjerash në intervistë për “X-Y”, deputeti Rashidi.
Duke folur për krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Kovid-19, deputeti Rashidi thotë se pushteti ka dështuar me masat për ballfaqim ndaj pandemisë, ndërsa mjetet për zbutjen e ekonomisë kanë qenë diskriminuese për shqiptarët. (Zhurnal.mk)
Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë: