Agjencia Zhurnal.mk

Rashidi: Tash është koha për një qeverisje ndryshe

Strugë, 5 korrik, Zhurnal.mk – Në tubimin qendror të koalicionit ASh-AAA, mbrëmë në Strugë foli edhe bartësi i listës për deputet në zonën zgjedhore pesë Syrija Rashidi, i cili tha se pikërisht në Strugë para 6 viteve filloi një proces i cili u shndërrua në një lëvizje të fuqishme politike, e që sipas tij këtë vit bashkë me Alternativën do të sjellë fitoren e sigurt për shqiptarët.

“Ne struganët gjithashtu jemi të mllefosur. Jemi të mllefosur për atë që para 3 viteve me ndihmën e Lube Boshkoskit, me ndihmën e shtetit dhe shërbimeve, me nxitjen e një shovenisti ekstrem na e dhunuan vullnetin politik absolut të shqiptarëve të Strugës. Të nderuar të pranishëm, tash është koha për një qeverisje ndryshe. Tash është koha për një qeverisje të pastër, tash është koha për barazi, tash është koha për drejtësi. Tash është koha për reformat ee mirëfillta në arsim e shëndetësi, tash është koha për investim në çdo fshat shqiptar, tash është koha për zhvillim, tash është koha për rikthimin e shpresës, tash është koha për t’u ndalur eksodi”, tha Rashidi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!