Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rashkovski nuk largohet nga Qeveria, emërohet sekretar për monitorim

Shkup, 25 nëntor – Dragi Rashkovski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, nuk po largohet nga aty edhe pasi Muhamed Zekiri mori postin e tij dje.

Rashkovski është emëruar në një post tjetër në kabinetin qeveritar. Ai, në një prononcim për Tv24, thotë se që nga sot është sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit qeveritar.

Në fakt, ky është një funksion i ri, i cili sigurohet nga ndryshimet në vendimin për krijimin e një zyre të Kryeministrit.

Vendimi u botua dje në “Fletoren Zyrtare”, dhe parashikon krijimin e një sekretariati të veçantë për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve.

Duhet të themelohen gjithashtu dy sekretari të reja – për “komunikimet” dhe “administratën”, me sekretarë dhe ndihmës sekretarë.

Postime të ngjashme

Filipçe: Angazhimet tona janë që të sigurojmë shëndetësi për jetë cilësore të çdo gruaje

Z H

VMRO-DPMNE: Populli pret vaksina, pushteti vendosë orë policore

Z H

Pa ujë sot një pjesë e Qendrës, ndërsa pasnesër fshatrat Rashçe, Bojanë dhe Kopanicë

R Zh

Parashikimi i motit

R Zh

Qeveria vendos sot për orën policore

R Zh

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...