Maqedoni

Rast social/7 jetimat nga Haraçina bëhen me shtëpi të re

Zhurnal Ads

Shkup, 5 shtator – 7 jetimat nga Haraçina e Shkupit, u bënë me shtëpi të re. Në dorëzimin e çelësave të shtëpisë i pranishëm ishte kryetari i shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ Halil Kastrati , donatori i shtëpisë Asim Kabashi “Cima Construction“ si dhe Irfan Buçi, i cili njëherit është edhe iniciator për rastin në fjalë e që ka bërë gjithë organizimin e ndërtimit të shtëpisë deri në fund për këta jetima.

Buçi apeloi banorët e Haraçinës që këtyre 7 jetimave t’ju dalin në ndihmë , pasi janë të mitur dhe jetojnë vetëm me gjyshen e cila është në moshë të shtyrë. Kujtojmë se këta 7 fëmijë mbetën jetima më 29 Prill 2020 , pasi babai masakroi me thikë nënën e tyre në shtëpinë ku banonin.

Postime të ngjashme

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

T E

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Gostivar

admin

Në interesa të kujt punon Grubi? Nëse vonohet emërimi i drejtorëve të ri, s’do kenë buxhet të bëjnë asnjë ndryshim!

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...