Agjencia Zhurnal.mk

RAST SOCIAL/Familja Gashi në skaj të varfërisë

Shkup 5 janar – Në bodrumin e kësaj shtëpie, e cila ndodhet në lagjen Seravë të Shkupit, jeton me qera familja tre antarëshe Gashi.   Dhoma me mure dhe dysheme plot lagështi është shkak që Ajani I vogël, pjesën më të madhe të kohës ta kalojë me inhalim dhe në spital. Kryefamiljari punon në ndërtimtari, por qëndrimi jashtë në të ftohtë dhe myku në bodrumin e shtëpisë, u bënë shkak  i shumë smundjeve kronike.  

“Me pagën që marr nuk arrij, ka shpenzime të mëdha, më tepër fëmijën e kemi nëpër mjek se sa të shëndoshë gjithë kohës me inhalim sepse këtu është krejt me lagështi, kur e paguajmë qeranë ndodh të mbësim pa ushqim. Punoj vahzimisht ndërtimtari, isha shumë I sëmurë edhe unë, nga I ftohti duke punuar jasht dhe lagështia fitova bronkit akut dhe vuaj akoma prej veshkave”, u shpreh kryefamiljari Bekim Gashi.  

I vetmi djalë i Bekimit dhe Sebahatit, që erdhi në jetë  pas 10 vitesh martesë, privohet nga jeta normale për shkak të kushteve të rënda ekonomike  

“Muri këtu edhe kur e lyej verës rrin gjithmonë I lagur, mas oriendive, mbas krevateve dhe vitrinave është krejt ujë. Për shkak të këtyre kushteve, fëmija rrin cdo herë I sëmurë, krejt me infuzione dhe inhalim”, theksoi kryefamiljarja Sebehate Gashi.  

Të kërkosh ndihmë është sikur të shembet qjelli  mbi mua dhe të  mbajë peshën e tokës, thotë Bekimi, por që djali I tij të mos vuaj të njejtin fat, është I detyruar ta bëjë.  

“Është tëpër e vështirë, të kisha pak, nuk do të dilja asnjëhërë por prej  nevojës dhe halleve të mëdha, jam detyruar të dal në kamerë dhe përtej kamerës. Këtu është katastrofë edhe banjon e kam jashtë”, u shpreh kryefamiljari Bekim Gashi.  

Dimri është një sfidë më vete për këtë familje, në pamundësi për të blerë dru për tu ngrohur, Bekimi del nëpër lagjet e Shkupit mbledh dërrasa dhe trarë të shtëpive të rrënuara.   Ai ju bën apel punëdhënësve që t’I sigurojnë një vend pune të rregullt, sepse është i gatshëm që të bëjë cdo lloj pune, që të paguaj qiranë dhe familjes ti sigurojë ushqim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...