Maqedoni

Rast social/Familja Ibrahimi, apel për ndihmë që të përfundojnë shtëpinë

Zhurnal Ads

Shkup, 13 shtator – Edhe pse ka shumë dyqane përreth, anëtarët e familjes Ibrahimi, nuk po arrjnë të gjejnë dot punë. Babai i familjes është në shtrat, dhe eka të pamundur të sigurojë të ardhura.   

Kur për herë të parë publikuam storien e jetës së tyre në emisionin Lot dhe gëzim, 6 muaj më parë, thirrjes sonë për ndihmë ju përgigjën shumë donator të cilët mblodhën mjaft të holla për ndërtimin e shtëpisë. Por ato nuk mjaftojnë për ta nisur rindërtimin prandaj familja Ibrahimi lut edhe për pak ndihmë.   

“Zoti i shpërbleftë ishalla me të mira.  Ne nuk ua harojmë asnjëherë ndihmën , ishalla shpresojm që të ndryshojë  jeta jone , po jeta jonë ka ndryshu, kemi një shpresë se do te jetë ndryshe”, u shpreh kryefamilarja Kimete Ibrahimi.  

“Jemi shumë mirënjohëse që njerëzit na kanë ndihmuar. Për të dal në televizor nuk ka qenë  e lehtë,  por I kemi mbyll syt dhe lusim zotin që mos të na zerë shtëpia brenda  sespe është shume e rrënuar , urojmë që të fillojmë me ndërtimin . Nuk kemi mbledhë akoma të holla , edhe pak duhen që mos të na zejë dimri këtu”, theksoi vajza Shemsije Ibrahimi.   

Teksa ishin në pritje të mbledhin të gjitha paratë e nevojshme për një shtëpi modeste, tavani i shtëpisë së vjetër u rrëzua.   

“Kur  ra tavani I shtëpisë isha në dhomë me nipin dhe isha shumë e stresuar . Nuk e mendoja veten por nipin që kisha me vete.  Fillova të dridhem por falë Zotit , po ka qen vonë,  natë , kur ju telefonova . Kur bie shi vëndoj kova që mos të laget tapeti dhe kam frikë që mos ta zejë rryma”, u shpreh kryefamilarja Kimete Ibrahimi.  

Me grumbullimin e shumicës së parave, shpresa e tyre u shtua, se më në fund edhe ata do kenë një kulm mbi kokë.   

Njëherë treguam se njerëz bujarë ka, le të mbledhim forcat edhe këtë herë për ti mundësuar famijes ibrahimi më në fund të fillojë ndërtimin e shtëpisë së re, pse jo edhe ndonjë vend pune për fëmijët e rritur. 

Postime të ngjashme

Mas me mesazh për Zaevin: Jeni burim shprese për shumë konflikte të pazgjidhura në botë, reformator dhe europian

T E

Pas skandalit ndaj afaristit Musliu, reagojnë Skender Rexhepi – Zejd dhe Prof. Sabaudin Zhuta

T E

Prej sot fillon pagesa e mbrojtjes sociale për muajin tetor

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...