Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Rast social/Familja Ismailoski kanë nevojë për ndihmë, jetojnë në një dhomë pa tavan

Dollnen, 28 nentor – Shtatë anëtarë të familjes jetojnë në një dhomë kasolleje. Lagjështia dhe kushtet mizore vazhdojnë të jenë përditshmëri e familjes së Merso dhe Dashurije Ismailoski nga fshati Peshtallov i Komunës së Dollnenit.

Kryefamiljarja Dashurie Ismailoska, thotë se varfëria ka bërë që ajo me bashkësortin dhe pesë fëmijët, të flejnë në një dhomë, ndërsa në pjesën tjetër të kasollës të ruajnë një lopë sa për të ushqyer fëmijët. Në këtë gjendje, të pesë fëmijët shkojnë edhe në shkollë.

“Shtatë anëtarë jemi dhe ne shtatë anëtarë në këtë dhomë siç e shihni hamë, pimë flejmë komplet. Nuk kemi me çka të jetojmë, së dyti ku të jetojmë, së treti jemi shumë dobët me ushqime, jemi, shumë jetën të rëndë e kemi”.

Dashurija dhe Merso, thonë se problemin më të madh do ta kenë në ditët e ftohta të dimrit. Andaj u luten njerëzve zemërmirë që t’u ndihmojnë për një dhomë të ngrohtë. Mbledhja e duhanit është puna e vetme që u siguron ekzistencën.

“Po i lusim të krejt ata që duan të na ndihmojnë, si munden dhe me sa munden, me çka munden, që edhe neve këtë dimër që vjen të jetojmë si gjithë njerëzit e tjerë, t’i mbledh fëmijët në një dhomë e ngohtë dhe të presim dimrin si gjithë tjerët, dhe mos e presim në një dhomë ku s’ka as ku të rrish, as ku të hashë, as ku të pishë. Një shi të bjerë përmbi kokë na bie se nuk ka as ku të ikim me një anë”

“Një dhomë ta bëjnë po të mundet për f[mij[t se vjen dimri, ato të kanë një dhomë të ngrohtë, tjetër asgjë.

Merso, madje lutet që dikush t’u ofrojë punë, bashkë me djalin 17-vjeçar. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët tjerë.

Merso dhe Dashurije Ismailovski kanë pesë fëmijë, tre djemtë 17, 15 dhe 11 vjeçar dhe vajzat 15 dhe 5 vjeçare. Para disa muajve kjo familje u godit edhe nga një tragjedi tjetër kur nga një sëmundje e rëndë u ndërroi jetë vajza e madhe 17 vjeçare.

075303288

Postime të ngjashme

Sanksionohen 106 shoferë në Saraj

Zekirija Haxhiu

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

Dafina Vidishiqi

Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Dafina Vidishiqi

Ajrovskit nga Prilepi iu shqiptua masa e paraburgimit pasi në kamionin që po voziste u zbuluan 324 kilogramë kokainë

Dafina Vidishiqi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Klinë

Dafina Vidishiqi

Në Shkup sanksionohen 247 shoferë, 106 për drejtim të shpejtë të automjetit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...