Agjencia Zhurnal.mk

Rast social, familja Ismailoski nga Komuna Dollnenit ka nevojë për ndihmë, jeton në varfëri të skajshme

Shkup, 1 prill, zhurnal.mk – Nëna Dashurie Ismailoska nga fshati Peshtalov të Komunës së Dollnenit, në moshë të thyer dhe me gjendje të rënduar ekonomike, për Zhurnal ka rrëfyer momentet e rënda ekonomike që po ballafaqohet ajo me burrin dhe fëmijët e saj.

Familja e saj përbëhet prej 7 antarësh. Sado që mundohen është e kotë, mezi arrijnë që të ushqehen, të ardhura nuk kanë aspak. Jeta për familjen Ismailovski është mjaft e vështirë, ajo ka treguar çdo detaj, tregon saktë gjendjen dhe mjerimin nëpër të cilin po jetojnë këta persona.

“Burri im me ujë të nxehtë e ka përvëuar këmbën. E ka në gjendje shumë të rëndë. Dita ditës po i përkeqësohet gjendja edhe më shumë dhe sdi çfarë të bëj. Mezi kemi për të ngrënë, të mos flasim për mjekim. Në këto ditë të ftohta mezi ngrohemi sepse as edhe dru për tu nxehur nuk kemi mjaftueshëm”, rrëfen kështu Ismailovska.

Por kjo nuk është e tërë, Nëna Ismailoska ka treguar se edhe djali saj Eldin Ismailovski (18 vjet) është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore sepse ka lënduar gojën dhe hundën duke çarë dru. Ajo ka theksuar se nuk ka para për ta mjekuar djalin në spital.

“Përveç burrit edhe djali dita ditës është keq e më keq. Ka lënduar hundën dhe buzën duke çarë dru. Para nuk kam, rrallë herë ndonjë bamirës na ndihmon, dhe me ato ushqehemi. Ju kisha lutur gjithë dashamirët ta shtrinë dorën sado pak të ndihmojnë. Nuk kam as sigurim shëndetësor, dhe burri nuk është në punë, ndërsa fëmijët më kërkojnë buk”, thotë ajo.

Nëna Dashurie , shpreson që buzëqeshja do të kthehet një ditë në fytyrat e familjarëve të saj, sepse ajo është e bindur që zemrat e mira dhe duart e arta do të dëgjojnë zërin e saj që dhimbshëm tregon periudhën në të cilën jeton.

Numrat e telefonit për gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë familjen Ismailoski: 075303288, 070519937.

 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...