Rast social/ Jetë mes varfërisë dhe sëmundjes, familja Arifi nga Hasanbegu kërkon ndihmë për fëmijët dhe jetesën

nga Xh M

Shkup, 15 nëntor – Në këtë shtëpi jeton familja Arifi në Hasanbeg, e cila çdo ditë përballet me varfëri dhe sëmundje. Njëra nga motrat është e paralizuar dhe është e shtrirë në shtrat. Rejhane Arifi rrëfen se ka dy fëmijë, dhe pasi e ka thyer këmbën nuk po mundet të kujdeset për ta. Ajo thotë se u duhet ndihmë.

-Të më ndihmojnë për fëmijët, t’i shkolloj dhe mua për këmbën.
-Sa vjeç janë fëmijët?
-Vajza për 14, djali për 13 vjet. Me motër të paralizuar jemi, motrës së paralizuar ia kanë ndalë pagën.
-Pse?
-Nuk e di!

Shirete Arifi thotë se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk është në gjendje të punojë.

“Është e vështirë pa babë dhe pa vëllezër, burrin motra e ka në burg dhe fëmijët duke u rritur. Është vështirë t’i rrisësh fëmijët, kush sa mundet kisha pasur dëshirë, kush sa mundet t’u ndihmojë motrave të mia”.

Gjendjen e tyre të keqe e pasqyron edhe kjo rrugë përplot me baltë në të cilën çdo ditë kalojnë. Të gjithë ata të cilët duan të ndihmojnë mund të kontaktojnë në numrin 070 217 868.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More