Raste aktive me kovid-19 janë 12 089, janë rivaksinuar 729 794 qytetarë, dozë të tretë morën 235

Shkup, 2 tetor – Gjithsej 77 për qind, përkatësisht 27 298 qytetarë nga pozitivët me kovid-19 gjatë dy muajve të shkuar nuk janë vaksinuar. Përfundimisht me 30 shtatorin, gjithsej janë vaksinuar 788 058 qytetarë, rivaksinuar 729 794. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 412 rate të reja pozitive me Kovid-19, ndërsa numri i personave të diagnostikuar me kovid-19 në vendin tonë prej fillimit të pandemisë është 191 820.

Siç tha Ministria e Shëndetësisë në analizën dymujore të cilën e publikoi dje, pozitivë me kovid-19 nga të testuarit në periudhën prej 6 gushtit përfundimisht me 30 shtatorin 2021 në shtet janë 35 531 qytetarë. Prej tyre, 23 për qind, përkatësisht 8 233 persona ishin të vaksinuar plotësisht. Të pavaksinuar janë 79 për qind të cilët në periudhën e cekur ishin hospitalizuar, përderisa 21 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar për momentin janë plotësisht të vaksinuar.

“Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është më e madhe në mënyrë drastike, tregon analiza. Në periudhën prej 6 gushtit deri më 30 shtator 2021 në territorin e shtetit vdiqën 1162 persona me Kovid-19, 987 pacientë nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 15 për qind kishin marrë vaksinë. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur disa sëmundje të kombinuara kronike. Pacientët ishin të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave të cilat janë në dispozicion tek ne, si dhe pacientë të cilët janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinat ‘Moderna’ dhe ‘Xhonson'”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Përfundimisht me 30 shtatorin, gjithsej janë vaksinuar 788 058 qytetarë, janë rivaksinuar 729 794, ndërsa dozë të tretë morën 235 qytetarë.

Nga MSH cekin se 53 për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë rivaksinuar, ndërsa 32 për qind e popullatës prej 18 deri 39 vjeç morën së paku njërën dozë.

“Përfshirja me vaksinim me një dozë të vaksinës, e popullatës së rritur, është 47,2 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 43,6 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numri të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e tërë popullatës në vendin tonë është e vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në vend morën dy doza të vaksinës”, thonë nga MSH.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, dje informoi se numrat e rasteve të reja me koronavirus në shkolla lëvizë prej 0,01 deri 0,03 në ditë, ndërsa raste aktive janë 0,26 për qind nga gjithsej 240 mijë nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm të cilët mësimin e ndjekin çdo ditë me prani fizike.

“Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrimin se për momentin nuk rekomandojnë ndryshim të modelit të mësimit por se përgatisin skrining të nxënësve, deklaroi Carovska duke shtuar se janë në komunikim me Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa kur do të fillojë procesi, opinioni do të jetë i informuar.

Sipas statistikës ditore për kovid-19 që e publikoi dje MSH për 24 orët e kaluara, janë regjistruar 412 raste të reja pozitive me Kovid-19, vdiqën 12 pacientë, ndërsa u shëruan 395 pacientë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 191 820, i pacientëve të shëruar është 173 048, dorësa i të vdekurve është 6 683.

Related posts

Në 24 orët e fundit në Tetovë një person ka humbur jetën si pasojë e Kovid-19

N E

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Z H

Tre persona nga rajoni i Gostivarit nuk i kanë respektuar vendimet për karantinë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More