Rasti “Frosina”/ Sërish protestë në Shkup – organizatorët mohojnë implikiket politike

nga Xh M

Shkup, 16 shkurt – Nisma “Kush e ka radhën?” sot organizon marsh të ri proteste që do të nis në orën 16.30 në vendin ku para tri javësh vdiq tragjikisht 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Si kolektiv, kërkojmë përgjegjësi, drejtësi joselektive dhe siguri për çdo qytetar – thonë organizatorët.

Marshi I protestës i inicuar nga nisma “Kush e ka radhën?” do të nis përballë Sallës Univerzale, për të vazhduar drejt Qeverisë, Kuvendit dhe për të përfunduar para Gjykatës së Apelit.

Nga kjo nismë thonë se sistemi ka dështuar.

“Shumë kohë kemi pritur që dikush tjetër t`i përmirësojë gjërat, të bëjë ndryshime, të sigurojë jetë cilësore. Koha është që vet të kërkojmë! Koha është t`i rikujtojmë kompetentët se kujt i shërbejnë dhe përse janë në funksionet e tyre” – thonë nga nisma “Kush e ka radhën?”.

Organizatorët thonë se protesta është akt politik, por nuk guxon të bëhet vegël partiake.

“Secili që përpiqet ta minojë protestën me teori komploti se është paguar nga dikush, le ta dijë; për protesta nuk duhen para. Për lapsa dhe letra për parrullat – kemi” – thonë organizatorët.

Reagimet e këtillë vijnë pasi nëpër rrjetet sociale ishin publikuar akuza kundër organizatorëve duke e implikuar protestën me të ashtuquajturin “Revolucioni Laraman” të vitit 2016.

Rosica Kulakova, motra e viktimës, nëpër rrjetet sociale ka publikuar se I është bashkangjitur nismës “Kush e ka radhën?” si përfaqësues I familjes.

Ajo thotë se protesta nuk është kundër Qeverisë, nga e cila kërkoi mbështetje, por ka adresuar kritika për gjyqësorin, duke pohuar se gjërat e këqija vijnë nga atje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More