Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Rasti “Monstra” është i rikonstruuar dhe nuk ka mjaft dëshmi

Shkup, 3 shkurt – Rasti “Monstra” është tërësisht i rikonstruuar dhe sinonim për rastin “Drajfus”, me atë që ka pasoja më të gjera sepse gjashtë persona të pafajshëm u dënuan me burgim të përjetshëm, porositi sot mbrojtja në fjalët përmbyllëse për “Monstrën”, raporton Zhurnal.mk

Sipas tyre, është e dukshme se prokuroria nuk ka siguruar mjaft dëshmi dhe ka vetëm indikacione dhe nuk i dëshmon supozimet për motivin e mundshëm.

Nga ana tjetër, mbrojtja e familjeve të viktimave, në fjalën përmbyllëse, Gjykatën e porositi se ka obligim edhe ndaj familjeve, por edhe ndaj tërë opinionit të japin përgjigje se çka ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, dhe sërish kërkoi ekstradim të dy të akuzuarve nga Kosova.

Mbrojtësi Naser Raufi, në fjalën përmbyllëse, tha se rasti “Monstra” është sinonim i rastit “Drajfus”, me çka në rastin tonë ka pasoja shumë më të gjera sepse gjashtë persona të pafajshëm u dënuan me burg të përjetshëm.

“Ky rast u zhvillua sipas Ligjit të vjetër për procedurë penale dhe konsiderojmë se shumë dëshmi dhe propozime tona u refuzuan, ndërsa prokurorët ishin shumë më të privilegjuar. Të zhvillohej ky rast sipas LPP të ri, do të kishim pasur të drejtë edhe ne të propozojmë dhe japim ekspertiza dhe dëshmi. Këtë e theksoj për shkak se si mbrojtës jemi thellësisht të bindur se bëhet fjalë për rast të rikonstruuar”, tha Raufi.

Theksoi se përfaqësuesit e aktakuzës nuk arritën ta arsyetojnë as me saktësimin e tyre të aktakuzës.

“Me saktësim duhet të bëhet vetëm korrigjimi, ndërsa ata kryen ndryshim klasik të aktakuzës. Po të ishin korrektë, ata është dashur të bëjnë aktakuzë të re dhe t’i lejojnë mbrojtjes të përgatitej. Pas nëntë viteve zhvillim të rastit për terrorizëm të bëhej rikualifikimi i veprës për dy persona, e më pas prokuroria të mos parashtrojë dëshmi, nuk ka ndodhur deri më tani në karrierën time si avokat”, deklaroi Raufi.

Është e qartë, tha Raufi, se nuk ka dëshmi dhe vetëm indikacione dhe nuk u dëshmuan supozimet për motivin e mundshëm.

“Se ky është rast tërësisht i rikonstruuar, nuk është konstatim i yni, por kjo është konstatuar edhe në raportin e Pribesë, ndërsa flitet edhe në Departamentin amerikan të Shtetit”, tha raufi.

Se rasti është rikonstruuar, sipas tij, dëshmon edhe ajo që menjëherë pas lajmit për vrasjen e pesëfishtë, ishin organizuar protesta kundër pakicës shqiptare.

“Pas deklaratës së ministres së atëhershme për Punë të brendshme, me të cilën rreth 30 atëherë të arrestuar u targetuan si grup radikal dhe disa ishin anëtarë të organizatave ekstremiste dhe terroriste. Me atë deklaratë se janë arrestuar kryesit menjëherë u dënuan”, deklaroi Raufi.

Kjo, sipas tij, është që të përkujtohemi se si rasti montohej dhe kulminoi me aktakuzë kundër shtatë personave.

Lidhur me tërheqjen e dëshmitarit të rrezikuar N1, Raufi tha se prokuroria është dashur të heqë dorë nga dëshmitari i rrezikuar famoz, për të cilin tha se është gjetur dy-tre ditë para se të skadojë afati prej 180 ditëve për parashtrim të aktakuzës.

“Që atëherë prokuroria pa se pa atë deklaratë të detyruar, nuk munden asgjë, kështu që e futën atë dëshmitar”, deklaroi Raufi.

Mbrojtja e familjeve të viktimave, në fillim iu bashkangjit ndjekjes penale dhe fjalëve përmbyllëse të prokurorisë, dhe paralajmëroi dëmshpërblim.

Përfaqësuesja ligjore e familjes së dëmtuar Triçkovski, Dafinka Ivanovska, në fjalën përmbyllëse e porositi gjykatën se ka obligim edhe ndaj familjes së të vrarit Kire Triçkovski, por edhe ndaj tërë opinionit të japë përgjigje se çka ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012.

“Plot tre vite u mbajtën seanca, u dëgjuan bomba të cilat ishin mes shkaqeve mbisunduese për heqje të aktvendimit, por pas dëgjimit të bombave nuk u konstatuan fakte, përveç se u mbajtën shumë seanca dhe u mor shumë kohë për t’u sjellë aktvendimi”, tha Ivanovska.

Lidhur me thirrjet dhe kërkesat për mbështetje ndërkombëtare të rastit, avokatja Ivanovska porositi se duhet të bëhet presion i tillë edhe për mbështetje ndërkombëtare dhe ekstradim të dy të akuzuarve nga Kosova.

“Përse nuk u kërkua mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailloviqit nga Kosova”, porositi Ivanovska.

Në seancën e kaluar në fjalën përmbyllëse, prokurorja Fatime Fetai, kërkoi dënime maksimale për prokurorët Halil Demiri dhe vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailloviq, të akuzuar për veprën penale “terrorizëm”, përkatësisht kryerje e drejtpërdrejtë e vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Për të akuzuarin Fejzi Aziri, ndërkaq, prokurorja Fetai kërkoi nga Gjykata ai të shpallet fajtor për dy vepra penale ndihmë kryesit në kryerjen e veprës penale. Për të njejtat vepra penale, si Fejzi Aziri, i akuzuar është edhe Haki Aziri. Në mungesë të dëshmive se ka kryer veprën penale “terrorizëm” nga aktakuza është liruar Sami Luta.

Rastin “Monstra” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...