Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Rasti “Monstra” u keqpërdor për qëllime politike

Shkup, 26 janar – Gjykata nuk duhet te gjykojë sipas opinionit publik, por sipas fakteve dhe provave, thotë në emisionin e sotëm “200” në Alsat M, gazetari Vasko Magleshov. Duke folur rreth procesit gjyqësor “Monstra” i cili ëashtë na fazën e fundit, Magleshov komenton se pritjet e opinionit sigurisht se janë ngritur në nivel më të lartë me paralajmërimet se ndoshta rrjedha e procesit mund të ndryshojë pas dëgjimit të përmbajtjes së të ashtuquajturave “bomba”.

Por, duke lënë anash gjithë këtë atmosferë që u krijua me muaj e javë, sidomos në vitet e kaluara, se ndoshta nuk janë këta, ndoshta janë tjerë, e kështu me radhë, kjo krijoi dyshime në opinion se ndoshta mund të ketë diçka që nuk është hetuar sa duhet”, tha Magleshov.

Rasti “Monstra” është shumë i ndjeshëm, dhe është një nga rastet me të cilin u trumbetua mjaftë shumë si nga politika po ashtu edhe nga bartësit e funksioneve dhe vërtet u  dha shpresë, dhe pritej shumë më shumë se sa ajo që u tha në fjalë përmbyllëse të Prokurorisë, kështu u shpreh në “Programi 200”, avokati Miralem Asani, derisa komentoi zhvillimet e fundit me rastin “Monstra”.

Unë mendoj se më tutje kjo lëndë do të shkojë në shkallë të dytë apo të tretë dhe për rishqyrtim do të shkojë në Gjykatën e apelit apo atë Supreme dhe atëherë do të shihet nëse ka lëshime. E drejta duhet të del në shesh. Në këtë rast nga populli pritej një epilog më pozitiv. Ky epilog i tashëm me fjalët përfundimtare të prokurorisë, jep dyshimin se diçka nuk shkon siç duhet. Kjo sepse iu dha një pozitivitet duke menduar se lënda kthehet në rishqyrtim nga fillimi dhe se të gjitha faktet dhe provat do të shqyrtohen në mënyrë të paanshme. Ja tani shohim se për njërin tërhiqet akuza ndërsa për të tjerët vazhdon procedura”, tha Miralem Asani, avokat.

Avokati, Ardian Demiri derisa komentoi zhvillimet e fundit të ndërlidhura me fjalët përfundimtare të prokurorisë për rastin “Monstra”, përkujtoi në një drejtë themelore të të akuzuarve, që sipas tij është prezumimi i pafajësisë. Ky element sipas Demirit u shkel që në konferencën e parë të MPB-së të mbajtur më 2 maj të 2012, kur ministrja e asaj kohe, deklaroi se: “sot u burgosën vrasësit e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës”, ai theksoi se keqpërdorimi i rastit “Monstra” për çështje të politikës ditore ka ndikuar dukshëm tek familjarët e të akuzuarve duke ngjallur shpresa të rrejshme, por nga ana tjetër edhe tek familjarët e viktimave të cilët gjithashtu presin që aktorët e vrasjes të marrin dënimin e merituar. Demiri madje nuk përjashton mundësin që rasti të përfundoj në Gjykatën e Strasburgut.

Kontradiktat janë pikërisht këto: Manipulimi politik, përdorimi i rastit për nevojat e politikës ditore dhe rritja nëpërmjet këtij veprime, rritja e shpresës tek familjarët e të akuzuarve, por këtu janë shumë të rëndësishme e  familjarëve të viktimave sepse në këtë mes ato janë më të dëmtuarit dhe sigurisht që është e udhës dhe është e drejtë  dhe është e nevojshme që e vërteta të del në shesh. I gjithë rasti nuk është tipik, që nga fillimi e deri ditën e enjte kur fjalën e saj përfundimtare e tha edhe prokuroria, mirëpo gjithashtu nuk është tipike edhe pretenca ose fjala përfundimtare e prokurores së çështjes. Nuk është se u tërhoq aktakuza për njërin, por në mënyrë jotipike prokurori tha që të lirohet njëri. Por kjo nuk është punë e prokurorisë se kush lirohet, është gjykata ajo që vendos.  Rasti nga fillim e deri ditën e enjte është jo tipik nga shkaku se në vete ngërthen shumë elemente dhe motive politike. Ne nuk mund të flasim për dëshmitë brenda se nuk jemi pjesë e këtij procesi, por mundem në mënyrë kategorike ta them një fakt që është i pakontestueshëm, dhe ai është fakti që  në këtë rast në mënyrë flagrante është shkelur prezumimi i pafajësisë së të gjithë të akuzuarve”, tha Demiri duke përkujtuar në konferencën për shtyp të asaj kohe kur ministrja e brendshme tha se janë arrestuar vrasësit e pesëfishtë.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...