Agjencia Zhurnal.mk

Rasti “Reket”: Paraqitet avokatja Frçkoska, Janevës nuk do i angazhohet avokat i ri

Shkup, 27 janar – Zhurnal.mk – Ish prokurorja speciale publike, Katica Janeva, nuk do të ketë avokat të ri. Avoaktja e saj Irena Frçkoska sot u paraqit në seancën e caktuar, ku duhet të dëshmojë prokurorja Lile Stefanova, transmeton Zhurnal.

Në dy seancat e fundit, më 20 dhe 23 janar, Frçkoska dhe avokati tjetër, Deljo Kadiev, nuk u paraqitën në seancë për shkaqe shëndetësore, dhe gjykimi u anulua.

Kadiev ishte i shtrirë në spital, ndërsa Frçkoska gjithashtu deri tek gjykata kishte kërkuar shtyerje të seancës përshkak se është e sëmurë. Përshkak mungesës së dy avokatëve, gjykatësja që udhëheqë rastin “Reket”, Vaska Nikollovska – Masevska, të enjen paralajmëroi se od të kërkojë nga kryetari i Gjykatës të caktohet avokat në mënyrë zyrtare.

“Nga dokumentacioni mjekësor nuk mund të vërtetohet sa do të zgjatë kjo. Nëse të hënën nuk paraqitet njëri prej avokatëve, gjykata do të kërkojë të emërohet avokat i ri që të sigurojë mbrojtje kualitative të të akuzuarës, duke patur parasysh që kjo është lëndë me paraburgim dhe duhet të mbrohen të drejtat e atij personi”, është shprehur Masevska.

Dhe sot, përshkak se njëri prej avokatëve të Janevës u paraqit, gjykata konstatoi se janë përmbushur kushtet që seanca të vazhdojë.

Në seancë, në vend të Villma Ruskoskës, përfaqësues i akuzës është prokurorja Gordana Smaqoska./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...