Agjencia Zhurnal.mk

Rasti “Rover” po kalbet në arkivin e Gjyqit, për tre vite nuk është mbajtur asnjë seancë

Tani më tre vite assesi të fillojë procedura e përsëritur për rastin “Rover”, gjegjësisht për vrasjen e Marijan Tushevski dhe Kiro Jane në vitin 2001, ku njëri prej të akuzuarve është edhe ish ministri i punëve të brendshme Ljube Boshkoski, përcjellë Zhurnal.
Sot në Gjykatën Penale duheshte të mbahet seancë, por gjykimi përsëri u anulua, sepse nuk morën pjesë tre nga të akuzuarit, Gode Mitrevski paska qenë i sëmurë, Sashko Jovanovski në udhëtim zyrtar, por nuk u paraqit as i akuzuari Zoran Trajkovski. Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se në ftesat për pjesmarje për seancën e radhës do të shkruhet edhe paralajmërim për të akuzuarit se nëse nuk paraqiten përsëri do të arrestohen.
Seanca tjetër është caktuar për më 3 qershor, por me shumë mundësi edhe ajo do të anulohet, sepse njëri prej avokatëve të Boshkovskit ka njoftuar se nuk mund të marë pjesë. Gjykatësi, prokurorja Lidija Raiçeviq dhe avokatët pothuajse gjysmë ore nuk mundeshin të pajtohen se cili termin do u konvenonte të gjithëve.
Ky rast tani më shtat vite po zvarritet nëpër labirintet gjyqësore. Deritani ishin sjellur dy aktvendime të shkallë së parë, por Gjykata Apelit i shfuqizoi, me çka në tetor të vitit 2015 gjykimi duheshte të fillojë për herë të tretë.
Atëkohë, Apelacioni shfuqizoi aktvendimet e shkallës së parë përshkak shumë gabimeve dhe mos vërtetimit të gjendjes faktike. Atëkohë gjithashtu nga burgu u liruan edhe të akuzuarit Zoran Trajkovski, Sashko Jovanovski, Ivica Ristiq dhe Goce Mitrevski, të cilët për tre vite ishin në paraburgim.
Të akuzuarit dhe mbrojtja presin që përfundimisht ky rast të përfundojë me tërheqje të akuzës, sepse sipas tyre nuk ka asnjë dëshmi që do të dëshmonte për fajësinë e tyre./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...