Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Rasti “Sazdovski”në Gjykatën e Apelit, mbrojtja: Nuk ishte vrasje, presim rigjykim

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Ankesat për aktvendimin e shkallës së parë për rastin “Sazdovski” u shpalosën para Gjykatës së Apelit. Avokati mbrojtës i të akuzuarit Besir Bela, Naser Raufi, edhe një herë sqaroi se të akuzuarit nuk kanë pasur për qëllim vdekjen e Nikolla Sazdovskit. Sipas tij, bëhet fjalë për vepër penale “dhunë me pasojë vdekjen” dhe jo “vrasje mizore”, për çka dhe u dënuan nga shkalla e parë.

Raufi shpreh shqetësimin se edhe ky rast, pas protestave të atëhershme nga grupi i tifozëve “Komitët”, është i ndikuar politikisht nga arsyeja e vetme që prokuroria ndryshoi kualifikimin e veprës që kishte në fillim duke e vlerësuar si një ndër veprat më të rënda penale “vrasje mizore”. Mbrojtja pret rigjykim të rastit.

“Shpjeguam praktikisht që në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për deliktin e vrasjes assesi, por bëhet fjalë për një tjetër vepër penale të cilën praktikisht edhe të akuzuarit e pranojnë, është dhunë me pasojë vdekjen, por jo vrasje. Mendoj që Gjykata e Apelit do ta pranojë kërkesën tonë dhe lënda do të rikthehet, ku do të kemi një gjykim më të drejtë, pasi që trupi gjyqësor i gjykimit të parë, gjegjësisht, gjykimi nuk ka qenë sipas ligjit dhe se mbrojtjes nuk i janë dhënë shumë të drejta që i takojnë sipas Ligjit për Procedurë Penale. Jam i sigurt që ka ndikim të politikës.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Ndërkohë, prokurori nga Prokuroria e Lartë, Jovan Stefanovski, kërkoi që ankesat e mbrojtjes të mos pranohen. Ai kërkoi që vendimi i shkallës së parë të vërtetohet, por jo dhe të shqiptohet dënim maksimal sikurse kishte kërkuar Prokuroria Themelore. Të akuzuarit, Besir Bela dhe Skender Demiri, të cilët u dënuan me nga 19 vite burg nga shkalla e parë, para trupit gjykues thanë që kualifikimi i veprës “vrasje mizore”, është e papranueshme për ta, pasi që vdekjen e Sazdovskit nuk e kanë pasur për qëllim.

I akuzuari i tretë, Jeton Luzha, ishte në arrati dhe së fundmi u ekstradua nga Gjermania. Pas seancës publike për këtë rast, Gjykata e Apelit në afat të arsyeshëm duhet të vendosë rreth ankesave.

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

Dimitrievski reagon ashpër ndaj Georgievskit: Propozimi i tij është nënçmues

Z H

Nesër fillon regjistrimi i të burgosurve, diplomatëve, mërgimtarëve dhe të pastrehëve

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

Ekskluzive / Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji!

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...