Agjencia Zhurnal.mk

Rasti “shuplaka”, dëshmitarët: Nuk kishte trazira dhe dhunë

Shkup, 19 qershor, zhurnal.mk – Nuk kishte trazira konkrete dhe dhunë para komunës Qendër, dhe unë isha pjesë e qytetarëve të revoltuar që donin të apelonin që të mos ndalohet dhe të mos shkatërrohet kisha Shën Konstandini dhe Elena. Kështu dëshmoi Elizabeta Stojmenova, e propozuar si dëshmitare e mbrojtjes, për rastin “Shuplakat në Qendër”. Sipas saj, në protestë morën pjesë persona nga grupi i tifozëve të Rabotniçkit, që kanë dashur të provokojnë konflikt fizik.

Në pyetjen specifike të prokurorit të PSP-së, Gavril Bubevski, nëse komuna doli me qëndrim publik se do ta prishë kishën, Stojmenova tha se nuk i kujtohet, duke thënë se në shumë raste ishte thënë se të gjitha projektet e Shkupit 2014 do të hiqen, dhe kisha ishte pjesë e saj. Në deklaratën e saj, Stojmenova tha se në vendbanimin ku jetonte në lagjen Zhelezarë, kishte një këshill nismëtar për ndërtimin e një tempulli me të njëjtin emër. Por, në disa raste, kryqi dhe vendi janë vandalizuar. Sipas kanuneve të KOM-it, kur kryqi rrënohet tri herë, emri i tempullit ndryshon. Ajo me kënaqësi e ka pranuar idenë e ndërtimit të një tempulli të tillë me të njëjtin emër, por në Qendër. Por, ajo nuk iu përgjigj pyetjes së Bubeskit nëse me ngjarjet në komunë janë shkelur parimet kanonike dhe 10 urdhërimet hyjnore. Edhe dëshmitari tjetër i mbrojtjes, Jovica Gjogrievski, ishte gjithashtu para komunës gjatë protestave. Sipas tij, organizatorëve të protestës është dashur tu lejohet prezencë në seancë. Ai vlerësoi se protesta ishte në frymën e ortodoksisë dhe vetë feja thotë se dhuna nuk është karakteristikë e mbështetësve të kishës. Në rastin e PSP-së, për dhunën në komunën Qendër, që është lënda më e vjetër e tyre, akuzohen ish-kryeministri në arrati dhe azilanti Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe 12 persona të tjerë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...