Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Shkup, 13 prill – Zhurnal.mk – I akuzuari i parë dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me tetë vite burg në rastin “Thesari”, raporton Zhurnal.

Aktvendim është marë gjithashtu edhe për Goran Grujevskin i cili është në ikje. Ai është dënuar me 15 vite burg. Toni Jakimovski është dënuar me burg prej 5 viteve, ndërsa tre vite burg iu shqiptua ish ndihmës ministrit në MPB, Nebojsha Stajkoviq.

Gjykata ka konfirmuar të gjitha akuzat për të cilat ngarkohen. Sipas gjykatës, të akuzuarit me vetëdije kanë kryer veprat penale, ndërsa marrëveshjet janë lidhur në interes të FINZI DOOEL Shkup. Dëshmitari Jordan Kamçev ka vërtetuar rrethanat se ka qenë pronar i FINZII DOO SHBA, i cili tha se Zharko Lukovski ka tentuar ta mer dhe të udhëheqë me kompaninë, e kështu e ka mbyllur para 10 viteve. Sasho Mijallkov ka konfirmuar relacionet e afërta që ka patur me Jordan Kamçevin. Gjykata e ka vlerësuar edhe mbrojtjen e të akuzuarve tjerë.

Sipas akuzës, në këtë rast janë keqpërdorur mbi 860 mijë euro.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...