Maqedoni

Rasti “Titanik” vazhdon më 11 shtator, procedura është në fazë dëshmuese

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Seanca e ardhshme gjyqësore për lëndën e parë të ish Prokurorisë Speciale Publike, e njohur si “Titanik”, është caktuar për më 11 shtator. Ky rast është në fazën e procedurës dëshmuese dhe kështu është paraparë që të vazhdojë edhe në seancën e ardhshme gjyqësore, me prezantimin e dëshmitarëve nga prokuroria.

Seanca e sotme gjyqësore, filloi me pak vonesë, për shkak të shqyrtimit të dokumenteve të lëndës nga ana e të akuzuarve.

Lënda gjendet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Postime të ngjashme

Për shkak të Covid-19 “Sfida e re për të rinjtë në RMV, OWLYPIA-The Intellectuals’ Challenge 2020”, raundi lokal do të zhvillohet më 28-29 nëntor

XH,I

Nuk hynë në fuqi orari i ri i administratës, Qeveria do e rishqyrtojë

T E

Diskriminim etnik gjatë punësimit, përkatësia etnike e rëndësishme për të fituar kolltuk shtetërorë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...