Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rasti “Titanik” vazhdon më 2 shkurt

Shkup, 29 janar – Anëtarë të VMRO-DPMNE-së në vitin 2011 përgatitën listat e votuesve të mundshëm, mbështetës të partisë, të cilat përmbanin emrin dhe mbiemrin, adresën, telefonin dhe vendvotimin. Për këtë sot dëshmoi një punonjës i Fondit Shëndetësor i cili u thirr si dëshmitar i prokurorisë në gjykimin e parregullsive zgjedhore në rastin “Titanik”.

Dëshmitari Ande Markovski tha se në vitin 2011 ai përpiloi listë të njerëzve të tij të afërt, mbështetës të VMRO-DPMNE-së, të cilët e dorëzuan në parti.

“Babai im ishte i pari në listë dhe përndryshe kishte rreth 30 persona të tjerë. Lista përmbante emër dhe mbiemër, adresë, telefon dhe vendvotimin”, tha dëshmitari.

I pyetur nëse kishte marrë udhëzime nga partia, ai tha se nuk kishte marrë nga ndonjë person, duke shpjeguar se e kishte marrë si detyrë atë nga Komiteti lokal.

Kur u pyet nga mbrojtja, dëshmitari tha se ai nuk i njihte personalisht Spiro Ristovskin dhe Mile Janakieskin.

Pastaj dëshmoi Ollgica Nasevska, e cila në vitin 2011 punoi në Regjistrin Qendror – Manastir, e cila foli për presionet mbi të drejtën e saj për të votuar me të cilat u përball para zgjedhjeve të parakohshme më 5 qershor të vitit 2011.

Dëshmitarja tha se po kërkonte dëmshpërblim nga Lenka Rashajkovska, Stanko Korunovski dhe nga Regjistri Qendror.

E pyetur nëse ata kanë pasur marrëdhënie të prishura që nga viti 2008, kur ajo u zbritë në pozitën e bashkëpunëtorit ekspert, ndërsa Lenka Rashajkovska e mori postin e saj të udhëheqës, dëshmitarja Nasevska tha jo.

Dëshmitarja Sonja Jovanovska, një punonjëse e Regjistrit Qendror – Manastir, tha se më 4 qershor të vitit 2011 ajo mori telefonatë nga kryetarja Lenka Rashajkovska, e cila i tha asaj “të mos shkonte në votime”.

Seanca tjetër është më 2 shkurt, për kur u thirrën edhe disa dëshmitarë të mbrojtjes.

Përveç ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, gjithashtu në rastin “Titanik” akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lleko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Staterovska, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkpunim kriminal, shkelje të së drejtës për të votuar, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet në zgjedhje dhe votime, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

Sot katër vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes RMV dhe Bullgarisë / Analistët: Kriza politike bullgare do të zgjasë, ne nuk duhet të notojmë në ujin e tyre të ndotur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...