Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

nga D V

Kosova sot është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi në qytetin e Pejës, ku bashkëshorti dyshohet se ka privuar nga jeta me armë zjarri, gruan e tij.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se të gjithë si shoqëri do të duhet që ta ndalojmë këtë femicid i cili po e shkatërron shtetin tonë.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se duhet të ri zgjohemi në këmbë sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur.

“Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More