Agjencia Zhurnal.mk

RDM: NQP të mundësojë transport të vazhdueshëm prej ora 05:00 deri ora 19:00

Shkup, 28 prill – Zhurnal.mk – Partia e gjelbër RDM apelon NQP Shkup të mundësojë transport të vazhdueshëm me autobus për qytetarët, në periudhën nga ora 5 deri në orën 19:00, kur nuk ka orë policore.

Qytetarët reagojnë se regjimi aktual i autobusëve të transportit publik, në dy turne nga ora 5 deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në orën 19:00, e vështirëson kryerjen e detyrave të tyre. Në disa raste ata presin edhe nga 2-3 orë, që të fillojë turni i dytë, në mënyrë që të mund ta përdorin transportin publik.

RDM beson se transporti i vazhdueshëm i autobusëve të qytetit do të kontribuojë gjithashtu edhe në uljen e numrit të udhëtarëve në një autobus, që është në përputhje me masën për ruajtjen e distancës fizike, për shkak të mbrojtjes nga koronavirusi.

RDM- Zyra për marrëdhënie me publikun

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...