Reagim i Ivanovskës për “Pasaportat diplomatike”

nga Redaksia

Shkup, 20 korrik – Ish-kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska në emër të të gjithë anëtarëve të përbërjes së mëparshme të KSHPK-së, ka reaguar në kumtesën e KSHPK-së me rastin e “Pasaportave Diplomatike” dhe, siç ka shkruar ajo në Fejsbuk, është përgjegjësi e mediave që ta monitorojnë punën e institucioneve dhe të funksionarëve dhe në kohë dhe plotësisht ta njoftojnë opinionin.

Si ish-anëtarë, shkruan Ivanovska, nuk kemi ndikim as në punën e Komisionit dhe as në punën e mediave. Raportet për punën e përbërjes së mëparshme të KSHPK-së, si dhe raportet e Komisionit Evropian dhe organizatave dhe organeve të tjera ndërkombëtare, thekson ajo, tregojnë gjegjësisht e vlerësojnë punën e Komisionit gjatë mandatit tonë.

“Fakti që nuk kishim pasaporta diplomatike dhe makina zyrtare kurrë nuk na pengoi në kohë të mbërrijmë dhe në mënyrë aktive të marrim pjesë në të gjitha sesionet e skriningut me KE-në në Bruksel. Befason konstatimi se ecja në këmbë, ngasja biçikletë ose të përdorësh transportin publik është populizëm i pastër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More