Reagim i Klinikës për Sëmundje Infektive në lidhje me videon e publikuar të një paciente me Kovid

Shkup, 13 shtator 2021 – Klinika për Sëmundje Infektive e dënon aktin e publikimit të videos së pacientes me kovid e cila ka sëmundje të rëndë psikike. Gjatë pandemisë, Klinika mjekon çfarëdo lloj pacientësh, me komorbiditete, sëmundje kronike të kombinuara, pacientë me çrregullime psikike.

 

Secili pacient i cili është dashur të hospitalizohej nuk është kthyer dhe e ka marrë kujdesin adekuat. KSIGJF duke i mbrojtur të drejtat e pacientëve, në rastin konkret nuk do të ndajë të dhëna të hollësishme në lidhje me sëmundjen e saj kronike. Ajo për momentin ndjehet mirë, është shëruar nga virusi dhe për dy ditë do të lëshohet në shtëpi.

KSIGJF ju bën thirrje mediave që t’i respektojnë të drejtat e pacientëve, të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme, ndërsa nga situata e pacientëve të mos bënë sensacione.

Related posts

Zaevit dhe Ciprasit nesër në Munster do t’i dorëzohet Çmimi ndërkombëtar për paqe të Vestfalias

Z H

Për shkak të rikonstruimit tërësisht mbyllet për komunikacion rruga përmes Galiçicës

Z H

Riintegrimi i të kthyerve nga luftërat e huaja eviton përsëritjen e veprës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More