Shkup, 30 prill – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov e dënon ashpër djegien e shtëpisë së drejtorit të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov dhe kërkon aksion vendimtar në të cilin do të konfirmohen shkaqet dhe do të dënohen ashpër kryesit e mundshëm.
“Më se ashpër e dënoj djegien e shtëpisë së drejtorit të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov. I jap mbështetje të plotë në qëndrueshmërinë e tij dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ky rast si dhe disa të tjerë të lidhura me persona të punësuar në DES dhe burgje, kërkojnë aksion vendimtar në të cilin do të konstatohen shkaqet dhe do të dënihen ashpër kryesit e mundhsëm. Drejtësi duhet të ketë dhe do të ketë!”, thuhet në reagimin e ministrit Fillkov.
Vikend shtëpia e Pandovit në fshatin e Shkupit, Oreshan dje u kaplua nga zjarri, ndërsa rastin në polici e ka paraqitur personalisht ai. Policia, siç theksojnë, po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.