Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Reagim nga ASH-AA: A ishte Avokati i Popullit çmimi i mashtrimit

Zhurnal Ads

Shkup, 11 janar, Zhurnal.mk – Komisioni Kuvendor për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar për kryetar, nënkryetar dhe anëtarë të KSHZ-së, ndërsa me propozim të BDI-së, Naser Ziberi me shtatë vota “për” është propozuar për kandidat për avokat i popullit, informon Zhurnal.

Pas këtij propozimi të BDI-së, për Naser Ziberin, vjen reagimi nga koalicioni ASH-AA.

Sot, kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë publik propozimi që Avokat i ri i Popullit të jetë Naser Zyberi, u zbulua edhe skenari i mashtrimit të zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020.

Megjithatë, duke qenë protagonist i zgjedhjeve të kaluara, Naser Zyberi i ka dy përgjegjësi: e para është politike – ai nuk mund të jetë Avokat i Popullit derisa në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për një detyrë politike, ndërsa e dyta është morale – ai duhet t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve shqiptarë në vendin tonë se a ka qenë ky çmimi i tij për mashtrimin e realizuar?

Nëse vërtet ka pasur kaq shumë qejf të jetë Avokat i Popullit, këtë dëshirë mund ta përmbushte edhe në mënyrë tjetër, por të pranojë të jetë bashkëpjesëmarrës, madje protagonist, i mashtrimit të madh “Koha për kryeministrin shqiptar”, kjo do të mbetet gjithmonë njollë në jetën e tij.

Pas kësaj, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa konkludon se ai që ka qenë mashtrues i zgjedhjeve të kaluara kurrë nuk do të mund të jetë Avokat i Popullit. E shumta mund të jetë avokat i Kryemashtruesit të partisë që e kandidoi, por asnjëherë edhe i Popullit. Sepse populli nuk i pranon dhe nuk i duron mashtruesit.”, thuhet në reagimin e ASH-AA

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Maturantët kërkojnë të kthehen në shkolla

T E

Delegacion i ish anëtarëve të PE-së në vizitë virtuale në Maqedoninë e Veriut

Z H

Rexhepi: Qëndrimet e Pendarovskit nuk dallojnë nga ato të Qeverisë

E.E.

Ministria e Bujqësisë vazhdimisht monitoron gjendjen me blerjen e rrushit dhe çmimet e blerjes

B M

LSDM: Politikat ekonomike po japin rezultate pozitive edhe gjatë pandemisë

D J

AZGJ-ja e shënoi Ditën Europiane të Gjuhëve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...