Reagimet përçarëse pas incidentit midis Jozit dhe Gjestit, ish-presidenti: Ndikime të shërbimeve të huaja sekrete me profile të rreme

nga D. V.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka reaguar ashpër ndaj valës së komenteve dhe reagimeve të ashpra në rrjetet sociale, pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP”, ku Jozi goditi Gjestin.

Në një intervistë për “Zona Zero” në Top News, me gazetarin Milaim Zeka, Topi u shpreh se reagimi masiv në rrjete sociale nuk është një shprehje spontane e opinionit publik, por një lëvizje e orkestruar, që sipas tij, mund të ketë në sfond ndikime të shërbimeve të huaja sekrete.

“Unë nuk dëshiroj të futem në trajtimin e nivelit kulturor në shoqëri dhe specifikisht te brezi i ri. Edhe në portale, duket sikur janë shumë, por janë në fakt pak njerëz me emra të çuditshëm, dhe profesionstë. Niveli i shoqërisë është i rëndë, dhe kam bindjen se niveli i mesëm nuk do i frynte kësaj përçarjeje,” tha ish-presidenti.

“Por janë falanga, janë falanga që paguhen nga kjo punë. Janë shërbime sekrete. Sot lufta bëhet në inteligjencë. Për turpin e tyre, kemi parë edhe shqiptarë, që flasin shqip, në këto shërbime sekrete”, tha Topi.

Sipas tij, shumë nga profilet që nxisin urrejtje dhe ndasi në rrjet nuk janë përdorues realë, por identitete të fabrikuara, të krijuara për të manipuluar opinionin publik dhe për të përçarë shqiptarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More