Reagimi i Istrefit pasi ”Vera Andrron Detin” nuk e fitoi çmimin kryesor në Venecia

Dje është mbajtur edicioni i 78-të i Festivalit të Filmit në Venecia, ku gjatë shpërndarjes së çmimeve kryesore, filmi kosovar ”Vera Andrron Detin”, nuk arriti të fitojë një të tillë.

 

Në lidhje me këtë, një reagim ersdhi nga aktori dhe producenti i njohur, Shkumbin Istrefi, i cili theksoi se vetëm prania në një festival siç është ai i Venecias është dëshmi e një kualiteti të lartë kinematografik.

”Gezim i madh pas nje pune te gjate e te mundimshme. Pastaj te duket normale ajo e arritur dhe fillon dhe shpreson per ndonje cmim. Nje dite para ndarjes se cmimeve zyrtare, fiton dy cmime. Gezohesh perseri, por fillon e shpreson ne cmime kryesore. Vetbesimi rritet aq shume sa qe je i bindur qe do te fitosh edhe ndonjerin nga cmimet kryesore. Kur kryhet ndarja e cmimeve kryesore dhe nuk e degjon emrin e filmit tend, nja 1 minuta rrin me goje te hapur, nuk kupton, por pastaj e kupton qe ke bere nje film te mrekullueshem, ke marre pjese ne njerin nga tri Festivalet me te medha boterore, ke fituar 2 cmime teper te rendesishme qe nderojne jo vetem regjisoren Kaltrina Krasniqi por gjithe ekipin dhe gjithe kinematografine tone”, shkroi Istrefi në ”Facebook”.

Ndryshe, dje në Festivalin e filmit në Venecia çmimin kryesor e fitoi filmi ”L’événement”, e cila është një dramë e ashpër franceze për abortin ilegal në vitet 1960-ta.

Çmimi i dytë i jurisë së madhe shkoi për regjisorin italian Paolo Sorrentino për ”Dora e Zotit”, film thellësisht personal për humbjen e prindërve të tij si adoleshent.Penelope Cruz e Spanjës fitoi çmimin e aktores më të mirë për rolin e një nëne beqare në “Nënat paralele” të Pedro Almodovar. Ndërsa, çmimi i aktorit më të mirë shkoi për John Arcilla nga Filipinet për ”On The Job: The Missing 8”.

Kur te pranohet filmi ne nje festival siq eshte rasti me "Vera andrron detin" ne Festivalin e Venedikut, eshte deshmi e…

Posted by Shkumbin Istrefi on Saturday, September 11, 2021

Related posts

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Z H

Katalog i posaçëm i librave të ITSHKSH ndodhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Z H

Unë dhe Muza

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More