Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Reagimi i parë i Albin Kurtit në lidhje me shpalljen e plotë të Aktgjykimit nga Kushtetuesja

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se zyrtarët e kësaj partie janë duke analizuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë ende nuk e kam lexuar vendimin e plotë të Kushtetueses…Ne do ta japim qëndrimin tonë për tekstin e plotë të Aktgjykimit”, ka deklaruar Kurti në një prononcim për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratat se ky vendim atij ja pamundëson kandidimin për deputetë.

“Unë nuk dua t’i komentojë e interpretojë komentet e interpretimit të interpretimeve. Ne do ta japim qëndrimin tonë. Lëvizja Vetëvendosje pos që është subjekti më i madh në vend por ka shumicën e popullsisë së Kosovës në mbështetje të qartë”, deklaroi tutje Kurti, përcjell Telegrafi.

“Kush do të jetë në listën për deputetë, me çfarë renditje dhe me cilin kandidatë për kryeministër shumë shpejt do të vendosin Këshilli i përgjithshëm dhe Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosjes”.

Kurti ka thënë se do të pres interpretimin që do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje për Aktgjykimin e Kushtetueses.

Postime të ngjashme

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

T E

Kosovë, 6 të vdekur e 592 të infektuar

T E

“6 mijë euro për 600 vota” – si ishin manipuluar qindra vota në favor të Haradinaj-Stubllës

T E

Bekimi rrëfen rënien e Jasharëve, ai ishte në Gjermani me Rifatin, kush ia dha lajmin?

T E

Shtrenjtohet prodhimi në Kosovë

T E

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...