Reagimi i thjeshtë i Mourinhos në postimin e Xhakës, tërheq vëmendjen e mediave sportive

Granit Xhaka duket se do ta mbyllë bashkëpunimin pesëvjeçar me Arsenalin këtë verë dhe do t’i bashkohet Romës.

 

Football London ka raportuar se mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Giallorossët, mirëpo dy klubet akoma nuk kanë arritur marrëveshje për të. Krahas kësaj, 28-vjeçari me raste ka dhënë shenja se mund të largohet nga Topçinjtë gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka shprehur admirimin e tij për lojtarin që e përfaqëson Zvicrën, duke e quajtur njeriun kryesor në mesfushën e Arsenalit dhe e ka bërë të qartë se e do në Stadio Olimpico.

(Foto: Instagram/granitxhaka)

Pas një publikimi të Xhakës në rrjetet sociale, ku i thoshte lamtumirë dhe e falënderonte trajnerin Vladimir Petkovic, pas largimit të tij nga Zvicra dhe marrjen e drejtimit të Bordeaux – Mourinho i la një mesazh me stil në postimin e tij.

“Çfarë udhëtimi! Trajner, unë vetëm dua të të falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku! Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm – faleminderit për gjithë punën tënde të palodhur, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën sesi e formësove një ekip kombëtar në një grup vëllezërish. Ne nuk do ta harrojmë punën tënde dhe t’i urojmë gjitha të mirat te Bordeaux”, kishte shkruar mesfushori.

Mourinho thjesht i la tri simbole ‘duartrokitëse’ në postimin e tij duke shprehur mbështetje për Xhakën dhe përzgjedhësin tashmë të larguar.

Related posts

‘Trofeu Gamper’ vë sërish përballë Messin dhe Ronaldo, caktohet orari i ndeshjes Barcelona-Juventus

D V

Në ‘luftë’ për Sabitzer tri klube evropiane

Z H

Barcelona vë në shitje tre lojtarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com