Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Reagimi i Xhensila Myrtezajt pasi Bebe Rexha rindërtoi shtëpinë e njërës nga familjet e prekura nga tërmeti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të dielën njoftoi se është rindërtuar njëra prej shtëpive të familjeve të prekura nga tërmetet të vitit të kaluar në Shqipëri.

Ajo bëri një postim në rrjete sociale ku solli pamje para dhe pas ndërtimit të shtëpisë në fshatin Bubq, madje tregoi se ishte shumë e lumtur për këtë.

Një reagim rreth kësaj e ka bërë edhe artistja Xhensila Myrtezaj, e cila njëherësh falënderoi Beben për veprimin e mahnitshëm.

“Faleminderit Bebe. Zoti ju bekoftë. Nga lotët e dhimbjes në lot gëzimi për këtë familje vetëm prej dashurisë tënde. E lumtur sa zemra e tyre qofsh për gjithë jetën”, ka shkruar Myrtezaj.

Bebe gjatë vizitës në Shqipëri vitin e kaluar premtoi se do të rindërtojë dy shtëpi, njëra tashmë veçse është realizuar.

Kujtojmë që tërmeti shkatërrues i datës 26 nëntor, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa banesat e tyre, është më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019.

Postime të ngjashme

James Arthur pendohet për deklaratat ndaj këngëtares shqiptare

S.B.

Irina Shayk josh me dukjen në “Versace’s Milan Fashion Week”

S.B.

Ronela Hajati mahnit me fotosesionin e ri, tërheq vëmendjen e madhe të fansave

S.B.

Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron lansimin e këngës së re

S.B.

Kim Kardashian shijon mbrëmjen me miket e saj, vërehet se nuk e ka unazën e martesës

S.B.

Me fotografi nga fëmijëria, Dua Lipa uron ditëlindjen e babait të saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...