Ditën e sotme nëpërmjet një statusi në Facebook Presidenti Meta ka reaguar përsëri me tone të ashpra ndaj aktit të “Rilindjes’ për miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor pa konsensus.
“Me shkatërrimin e djeshëm brutal të 5 qershorit ‘Rilindja s’ka bërë gjë tjetër veçse ka demaskuar veten si përfaqësuese e pakicës së pakicës” shkruan Presdienti.
Stausi i plotë
”Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.
Shqipëria e Para!
Shqipëria si gjithë Europa!”- shkruan Meta.