Agjencia Zhurnal.mk

Reagon ashpër Mourinho, pasi u tall nga Arsenali

Jose Mourinho i është përgjigjur në stil Arsenalit, i cili ishte tallur me humbjen e Tottenhamit ndaj Sheffield United, duke thënë se rivali i Londrës veriore nuk ka asnjë sukses të vetin të cilin mund ta festojë, prandaj gjen ngushëllim në vështirësitë e të tjerëve.

Arsenali u tall me Tottenhamin në Facebook, duke e postuar një video nga fitorja e vet kundër Sheffield në FA Cup javën e kaluar në Bramall Lane, me përshkrimin: “Nuk është e lehtë ta mposhtesh Sheffield Unitedin në Bramall Lane”.

Topçinjtë u tallen me skuadrën e Mourinhos pak pasi ajo u mposht 3:1 nga Sheffield në Bramall Lane këtë fundjavë.

Por Mourinho beson se ky postim tregon më shumë për Arsenalin sesa për ekipin e tij, duke lënë të kuptohet se vështirësitë e të tjerë nuk do të ishin burim i gëzimit të Topçinjve, sikur ata të ishin afër kreut të renditjes tabelore në Premierligë.

“Mendoj se sikur ata të ishin në krye të ligës apo duke luftuar për top katërshe në një moment të mirë, ata nuk do të gëzoheshin për problemet e të tjerëve. Problemet e të tjerëve i shijon vetëm kur je vetë në telashe”, tha Mourinho.

“Në fund kjo flet më shumë për ta. Ata nuk kanë për çfarë të festojnë, prandaj u duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi për ta bërë këtë. Ata janë në situatë të ngjashme me neve në renditje”, shtoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!